Konfiskim armësh në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka bërë konfiskim armësh pas të shtënave të cilat u dëgjuan rreth orës 16:00, tek ‘Likeni’ në fshatin Zym.

“Rreth orës 16:00, tek “Likeni” në fshatin Zym janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Një njësi e Reagimit të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Prizrenit dhe një patrullë kufitare kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin. Sipas raporteve policore thuhet se dy persona janë ndaluar dhe në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me numër serik C14229-85 dhe një pistoletë e “Crvena Zastava” me numër serik 45624 me shtatë fishekë. Po ashtu është sekuestruar edhe automjeti për çështje hetimore. Pas intervistave është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet sipas procedurës së rregullt”, thuhet në komunikatën për media.

Më Shumë

LDK vazhdon sot me tubime elektorale në Rahovec, Prizren dhe Dragash

Sot vazhdojnë tubimet elektorale nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Rahovec, Prizren dhe Dragash. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin...

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Lajmet e Fundit