3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

“Kopshti i shpirtërave“, vjen nën koreografinë e maqedonases Risimkin

600Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq premierën e parë për vitin 2014 , “The Garden Of Souls” apo në gjuhën shqipe “Kopshti i Shpirtërave” , të realizuar nga koreografja e njohur maqedonase Risima Risimkin. Shfaqja luhet nën tingujt e muzikës rock ndërsa për kostumografinë është përkujdesur kostumografi Valentin Festozare, i cili njëherësh është drejtor i teatrit popullor të Bitolit. Baleti bën fjalë për marrëdhëniet në mes të femrave dhe meshkujve konkretisht burrit dhe gruas, që do të thotë në mes të bardhës dhe zezës. Ngjarja pastaj ka rrjedhen e saj dhe zhvillohet në mënyra të ndryshme.
Koreografja Risima Risimkin, për KultPlus u shpreh shumë e kënaqur me trupën e baletit kosovar.

“Trupa e baletit është shumë e mirë, madje super. Trupën e Baletit të Kosovës e njoh edhe më herët, para disa vitesh. Në një farë mënyre e përcjelli vazhdimisht secilën shfaqje të tyre dhe mendoj që ka një potencial shumë të madh, si trupë e re, që janë valltarë të ri, megjithatë e kanë një përvojë të mirë dhe punojnë me koreograf të mirë” theksoi Rismikin e cila vlerësoi angazhimin dhe punën e drejtuesve të baletit të Kosovës për formimin e trupës artistike mjaftë kompakte.

Ndërsa drejtori i trupës së baletit të Kosovës, Ahmet Brahimaj tha se bashkëpunime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen. Ai shtoi se një gjë të tillë ia kanë borxh Shkupit për faktin e shkollimit atje.

“Ideja e bashkëpunimit ka ardhur sepse ne njihemi, do të thotë që jemi takuar edhe më herët sepse na ka ftuar në festival disa herët, edhe e ka parë edhe trupën por edhe mua më ka ftuar në takime ndërkombëtare të drejtorëve dhe udhëheqësve artistikë. Sepse kjo është drejtoreshë e Akademisë së Dancit të Holandës, dhe gjithmonë neve si trupë baleti na ka respektuar dhe na ka ftuar në takime të ndryshme dhe është një prima balerinë që ka qenë më herët, kjo punon edhe jashtë Maqedonisë. Me siguri që do të ketë edhe bashkëpunime të tjera në mes teatrit tonë dhe koreografes Risima Risimkin sepse Shkupin e kemi komshi të dytë sepse Tirana, Prishtina dhe Shkupi janë gjithmonë në bashkëpunim “ tha Brahimaj për KultPlus.

Rismikin përveq në Shkup, ka qenë drejtoreshë artistike në Antalia të Turqisë. Ajo ka realizuar shfaqje në Holandë dhe Slloveni. Koreografja maqedonase nuk kursen fjalët e mira për Trupën e Baletit të Kosovës duke thënë se valltarët kanë shumë energji dhe deshirë për punë.

“Edhe në Shkup punoj më shumë koreografë të ndryshëm dhe është shumë mirë kur ke të bësh më shumë koreografë dhe kultura të ndryshme. Trupa e Baletit e Kosovës është shumë e mirë do të doja që ata të paguheshin më shumë sepse do të kishin pasur më shumë vullnet për punë” shtoj ndër të tjera koreografja shkupjane Risimkin.

Ajo thotë se është shumë e kënaqur me mikpritjen në Prishtinë dhe se ka kaluar kohë shumë të mirë në Kosovë.

“Njerëzit janë shumë të mirë dhe të hareshëm, mbi të gjitha vlenë të thuhet se atmosfera për punë ka qenë shumë e mirë” tha Risima Risimkin.
Premiera e shfaqjes “Kopshti i Shpirtërave“ do të jepet më 6 mars, në orën 20:00 ndërsa repriza do të jetë të nesërmen më 7 mars në të njëjtin termin./KultPlus.com

Më Shumë

Dhunohet një grua në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunimit në Malishevë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 12:50. “Është arrestuar i dyshuari...

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi shqyrton sfidat në aspektin e sigurisë në Prizren

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të mërkurën, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në...

Lajmet e Fundit