Jo koalicion PDK-LDK

RamushTahiri5-30Politologu Ramush Tahiri, në një intervistë për Epoken e re, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të duheshin të mbaheshin në muajin maj për të pasur kohë ligjërisht të përmbyllen të gjitha proceset e kontestimit ose të lihen për në vjeshtë. Ai ka thënë se Kosova po hyn në zgjedhje parlamentare pa e përfunduar reformën zgjedhore.
Sipas tij, sistemi zgjedhor, një qytetar pse vota dhe Kosova një zonë zgjedhore krijojnë parakushte për manipulime.

Tahiri e ka vlerësuar jodemokratike që lideri i partisë t’i marrë votat e partisë.

Ai i ka porositur partitë politike në këto zgjedhje t’i frekuentojnë listat zgjedhore në mënyrëq që të bëjnë nderrimin e brezave, por edhe prurje të ideve të reja. Tahiri ka thënë se do të dëshironte që koalicioni i ardshëm qeverisës të mos jet koalicion i numrave, po koalicion parimor programor, i cili do të ishte vendimtar për proceset e shtetndërtimit të sovranitetit dhe të subjektivitetit ndërkobmëtar./Epoka e re/

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit