Korenica për shkarkimin: Ka qenë huqje e madhe e VV-së, do të punoj edhe më shumë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se nuk ka ndikuar aspak në punën e tij shkarkimi që i ka bërë dega e Rahovecit, prej pozitës së koordinatorit.

“Ka qenë i padrejtë dhe është huqje e organizatës. Ndodh shpesh që të ndikohemi padrejtësisht nga të tjerët. Ka pasur ankesa për Kodin Civil për deputetët që nuk e kanë votuar dhe janë ankuar të kryetari dhe kryesia që të merren masa”, është shprehur Korenica në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

“Ka qenë huqje e madhe. Dëmi  I është sjell organizatës jo mua. Reagimi im ka qenë që organizata [Vetëvendosje] po dëmtohet. Kemi pasë ngritje në mbështetje në zgjedhje në komunë e Rahovecit, ku kemi mbërri të jemi forca e dytë”.

Pyetur nëse ky shkarkim mund të ndikojë në performancën e tij, Korenica është përgjigjur: “Do të punoj me intensitet edhe më të lartë”.

Më Shumë

Trepça fiton edhe finalen e dytë, Bashkimi kërkon rikthimin në Prizren

Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi mposhti Bashkimi me rezultat 93:83, duke krijuar epërsi...

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Lajmet e Fundit