6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Korisha – fshati që qeveris veten

Rrugët që çojnë kah qendra e fshatit Korishë janë të pastra. Ngjashëm duken edhe hapësirat publike brenda këtij vendbanimi të madh.

Mirëmbajtja e tyre realizohet falë mobilizimit të vetë komunitetit, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërsa uji i kthjellët që rrjedh nëpër këtë lokalitet, bashkë me pamjen çlodhëse kah gjelbërimi në bjeshkët e Kabashit, krijojnë identitetin e plotë të fshatit, që ndodhet rreth pesë kilometra nga Prizreni.

Organizimi komunitar

Ardian Muçaj, një i ri nga ky lokalitet, vlerëson se vetorganizimi i banorëve bashkë me bukurinë e natyrës janë dy tiparet karakterizuese të Korishës.

Sipas tij, krahas kujdesit për natyrën, banorët kanë bërë përpjekje që t’i organizojnë dhe menaxhojnë mirë edhe hapësirat e përbashkëta, duke i dhënë kuptim organizimit komunitar. Mbi këtë bazë edhe i kanë tejkaluar plagët dhe dhimbjet e shumta të luftës, duke e rindërtuar një komunitet të bazuar në vlera njerëzore.

“Korisha është një fshat me shumë virtyte të mira, ndër të cilat veçohet vetorganizimi”, ka thënë Muçaj. Sipas tij, shprehia e vetorganizimit në këtë fshat, është traditë e cila rrjedh nga gjeneratat e mëhershme dhe se kjo më së miri kuptohet nga tregimet e pleqve të fshatit. /Koha Ditore/

Më Shumë

Prizren/ Dorëzon armën e trashëguar në polici, iniciohet rast për posedim të paautorizuar

Një qytetar në Prizren është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor dhe ka dorëzuar një armë zjarri, për të cilën dyshohet se ishte në posedim...

Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban. Kështu ka bërë të ditur një...

Lajmet e Fundit