18.8 C
Prizren
E enjte, 25 Korrik, 2024

Koronavirusi gjunjëzon edhe sportin

Janë bërë gati dy muaj prejse janë pezulluar aktivitetet sportive në Kosovë dhe ende nuk ka një datë se kur do të vazhdojnë. Sikurse fushat e tjera, koronavirusi ka nisur ta gjunjëzojë edhe sportin kosovar.

Një pjesë të sportistëve u janë përgjysmuar pagat e shumë të tjerë nuk do të paguhen fare për periudhën pas 13 marsit, kur zyrtarisht janë pezulluar aktivitetet sportive në vend nga Qeveria, shkruan KOHA.

Me pezullim të aktiviteteve, humbjet në sport janë të mëdha. Për humbjet, zyrtarët sportivë thonë se duhet të ketë studim të hollësishëm.

Përkrahja financiare e sportistëve nga shteti për tejkalimin e krizës nga pandemia COVID-19 ende mungon.

Premtimi për mbështetje nga fondi prej pesë milionë eurosh, që ishte thënë se do të ndahet për kulturë dhe sport, si pjesë e pakos emergjente fiskale, të miratuar nga Qeveria e Kosovës më 30 mars, ngjalli shpresë të madhe te sportistët.

Në një prej pikave të pakos emergjente fiskale shkruan: “Rritja e buxhetit për grante dhe subvencione për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), për evitimin e situatës së krijuar nga situata e emergjencës së shëndetit publik në aktivitetet sportive dhe kulturore, në vlerë prej pesë milionë (5.000.000.00 €) eurosh”.

Më Shumë

I vidhet vetura një personit në Prizren

Një burrë ka njoftuar policinë në Prizren se persona të panjohuar ia kanë vjedhur veturën. Siç bën të ditur policia, rasti është duke u hetuar. “Ankuesi...

Përfunduan punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatrat Zym dhe Karashëngjergj të Hasit

Kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatrat Zym dhe Karashëngjergj të Hasit. Komuna e Prizrenit ka njoftuar se në kuadër të mirëmbajtjes së...

Lajmet e Fundit