11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

“Koronavirusi mund të ketë qenë në Evropë që në nëntor”

“Koronavirusi mund të ketë mbërritur në Evropë në fillim të nëntorit të vitit të kaluar”. Ky eshte zbulimi i bere nga shkencëtarët francezë, saktesisht nga Dr. Michel Schmitt, nga Spitali në Colmar, dhe ekipi i tij i studiuesve.

Mediat e huaja i referohen ketyre te dhenave, pas shqyrtimit te mijëra grafive te mushekrive te bera nga fundi i vitin 2019, qe ishin në gjendje të identifikonin dy skanime që ishin “në përputhje” me simptomat e Covid-19.

Skanimet, të cilat u identifikuan midis 16 nëntorit dhe 18 nëntorit, tani hedhin një dritë të re lidhur me kohen e goditjes per here te pare te Evropes nga koronavirusi, nderkohe qe ende ka dilema dhe debete lidhur me pacientin zero.

Skanimet të cilat janë marrë nga NBC News , jane pjese e gati 2,500 skaneve me rrezeve X që ekipi z Schmitt ka analizuar, duke treguar se virusi ishte në vend ishte perpara rastit te pare te raportuar me 24 janar.

Sipas ekipit te shkencëtarëve rasti i parë i koronavirusit daton në 16 nëntor, pra jave perpara se te raportohej zyrtarish si rast i pare.

Pulmonologu dhe eksperti shëndetësor në Universitetin e Uashingtonit Dr Vin Gupta, i cili analizoi rrezet X, i tha NBC News: ‘Kjo i përshtatet rasteve qe po shohim me koronavirus – veçanërisht infeksionin e hershëm të koronavirusit, ku duken disa anomali në disa pjesë të mushkërive”.

Ekipi i Dr Schmitt ishte gjithashtu në gjendje të identifikonte 12 raste të koronavirusit në dhjetor dhe 16 në janar.

Megjithatë shkencëtaret thone se konkluzionet jane ende ne perpunim dhe po hetohen edhe grafite e bera deri ne tetor.

‘Ne mund të menaxhojmë të ardhmen vetëm nëse e kuptojmë të kaluarën. Sot, ne nuk e kuptojmë qartë këtë shpërthim’- thote eksperti, duke shtuar se “Kjo mund të ndryshojë tërësisht strategjinë e menaxhimit nga ana e qeverisë.”

Më Shumë

Prizren: Dënohet me 24 vjet burgim dhunuesi i dy të miturave

Gjykata Themelore në Prizren, departamenti për të mitur, e ka dënuar të akuzuarin E.G., me 24 vjet burgim pasi i ka detyruar dy vajza...

Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për...

Lajmet e Fundit