8.9 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Korrespondenca që i referohej Prizrenit si “Mbretëresha e Vdekjes”

Leo Freundlich ishte autori austriako-hebre i librit “Golgotha Shqiptare” që protestoi me bujë kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

Libri përmbledh në esencën e tij, “Holokaustin” mbi shqiptarët, ku mbetën të vrarë 500 mijë persona.

Freundlich shërbeu si konsull nderi i Mbretërisë asokohe së Shqiptarëve, në kryeqytetin austriak.

Kjo, pasi njohu mbretin e vetëshpallur të shqiptarëve, Ahmet Zogu.

Nga e majta, komandant Isa Boletini dhe publicisti Leo Freundlich

Korrespondenti i luftës për gazetën daneze “Riget”, Fritz Magnussen, përshkruante veprimet e serbëve në mesin e popullatës shqiptare në Prizren dhe jo vetëm.

Telegrami u dërgua nga Shkupi në Zemun të Serbisë, përmes një korrieri special për t’i shpëtuar censurës së rreptë.

“Mbretëresha e Vdekjes”

“Qyteti i Prizrenit nuk i bën asnjë rezistencë pushtimit të serbëve, por edhe këtu gjaku ka rrjedhur lum. Sot Prizreni është qyteti më i goditur në Shqipëri pas Prishtinës”, përshkruante korrespondenca.

Popullsia vendase, vijon letra, me trishtim e quan “Mbretëresha e Vdekjes”.

Prizreni, sipas burimeve të kohës dhe vetë autorit, ishte vendi ku bandat serbe jetuan më keq.

Fritz Magnussen

Më në detaje, nënvizohet se ata depërtonin nëpër shtëpi, rrëzonin çdo gjë që u dilte, pavarësisht moshës dhe gjinisë.

“Të vdekurit mbesnin të pavarrosur në rrugë për ditë të tëra, sepse fitimtarët serbë ishin të zënë diku tjetër. Popullata shqiptare e mbijetuar nuk u lejua të dilte nga shtëpitë e tyre”, vijon korrespondenca.

Makthi nuk ndalej me kaq, pasi bastisjet ripërtëriheshin në qytet dhe në zonën përreth çdo natë.

Rreth 400 shqiptarë humbën jetën në ditët e para pas pushtimit të serbëve.

Sipas Magnussen, komandanti gjeneral i serbëve, Jankoviç kërcënoi fisnikët dhe krerët e fiseve të Prizrenit. Me revole në dorë, ata nënshkruan një tubim falënderimi ndaj mbretit serb Pjetër për “çlirimin nga ushtria serbe”.

Foto e Prizrenit, viti 1913/ Albert Kahn
Dila

Autori përmbledh historinë e një gruaje të quajtur Dila. Ajo kishte mbërritur në Prizren me djalin e saj, një të afërm tjetër dhe dy burra nga fshati Gjegjan.

Ata do të blinin disa veshje për vajzën e saj. Para se të largohej nga Prizreni, ajo aplikoi për një leje-kalimi për vete dhe shoqëruesit e saj në shtabin e gjeneralit Jankoviç.

Kur arritën postin serb, disa orë nga Prizreni, ushtarët iu larguan atyre çdo të mirë materiale.

Katër burrat përfunduan të lidhur dhe në fundin e një grope.

Fati i tyre ishte paracaktuar – ushtarët i qëlluan nga buza e gropës.

Foto e Prizrenit, viti 1913/ Albert Kahn

“Nëna e dëshpëruar që ishte dëshmitare e kësaj skene bërtiti për djalin e saj dhe kur pa se ai kishte mbetur i vrarë, u hodh në gjunjë para ushtarëve dhe iu lut që ta vrisnin edhe të”, thekson rrëfimi.

Gruaja mbeti e lidhur përballë gropës në të cilën shtrihej djali i saj i pushkatuar, nga e hëna pasdite deri të mërkurën.

“Përkundër faktit që gjenerali Jankoviç duhej të kuptonte se një grua e pafajshme po qëndronte para tij, ajo nuk u lirua ende, por u burgos në shtëpinë e peshkopit serb deri të nesërmen”, ndalet më tej tregimi.

Narrativa shpengon fatin e saj teksa ravijëzon momentin ku iu dorëzua katolikëve dhe u dërgua në kishë, ku më në fund u ushqye.

Foto e Prizrenit, viti 1913/ Albert Kahn
Ulërima dhe revoltë

Mbi 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Freundlich “Akuza që ulërijnë”, i cili bën një notë proteste ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrojte të shqiptarëve u gjet në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në Shtetet e Bashkuara.

Freundlich ishte një nga intelektualët e pakët që ruajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës.

Libri “Golgotha Shqiptare”

Ai ngriti zërin e tij të revoltuar kundër asaj që e quajti “Golgotha Shqiptare”.

Këto pasazhe janë përshtatur nga Robert Elsie, “Tekste dhe dokumente mbi historinë shqiptare”/ Leo Freundlich: Golgota e Shqipërisë

/Albanianpost.com

Më Shumë

Pas një viti pezullim, zhbllokohet TikToku në Shqipëri

Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht Tiktoku në Shqipëri. Vendimi është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë, raporton TCh. “Vendimi nr.151,...

Fatjona Kasapi e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë xhudistja Fatjona Kasapi mposhti me Ippon, Maria Eleni Gogua nga Greqia. Në të dytën mposhti me 2 Yuko, Sugdiyona Rafkatova nga...

Lajmet e Fundit