11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kosova dhe Shqipëria s’janë të afta të jetojnë të ndara

Jakup Krasniqi14-12Numri i madh i kabineteve qeveritare të Kosovës dhe Shqipërisë, ka nxitur Jakup Krasniqin të reagojë lidhur me këtë fenomen, duke thënë se kjo është arsye për hapjen e një debati për bashkim politik dhe ekonomik.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se numri i madh kabineteve qeveritare të Kosovës dhe Shqipërisë është një ndër faktet që nxitë një debat për bashkimin politik dhe ekonomik të shqiptarëve.

Krasniqi në një shkrim të publikuar kohë me parë të cilin e ka titulluar “Për të ardhmen tonë, pa doreza”, ka ngritur çështjen se a kanë shqiptarët kapacitet njerëzor që të mbajnë dy shtete.

Ky është postimi i plotë i tij:

A duhet të diskutojmë pa doreza për të ardhmen e kombit shqiptar? A thua jemi aq të pasur si komb sa të kemi dy shtete shqiptare? Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje të studiuara e të analizuara gjithanshmërisht. Por, a i kemi kapacitetet e duhura politike, intelektuale e shkencore? Duke e parë sot integritetin e liderit politik, të intelektualit, të shkencëtarit apo akademikut tonë, përgjigjja është më shumë se dëshpëruese. Natyrisht, ne assesi nuk bën që të pajtohemi me këtë gjendje sa të rëndë, po aq edhe të pashpresë. Ne, shqiptarët, edhe si të tërë jemi kaq pak e lëre më që parcelimi e copëzimi na ka thërrmuar aq sa të mos i marrim këmbët, duke u përpëlitur drejt horizontit, drejt dritës fundtuneli. Me këtë copëzim që na “dhuroi” historia e kemi të pamundshme të mbajmë kaq shumë qeveritarë (politikanë) babëzistë e aparatçikë injorantë. Ne, shqiptarët, as nuk jemi sa gjermanët, as si gjermanët që mund t’i mbajmë dy e më shumë shtete. Ne, edhe pse jemi kombi më i varfër në Evropë, Shqipëria dhe Kosova kanë secila në vete, dy Kabinete qeveritare më të mëdha në Evropë?! Ky fakt dhe jo vetëm ky e bën të domosdoshëm hapjen e një debati për bashkimin politik dhe ekonomik të shqiptarëve, pa të cilin bashkim vështirë se do të jetojmë e prosperojmë dinjitetshëm. Realitetin e krijuar pas ndryshimeve në Evropën Lindore e Juglindore, sidomos realiteti i krijuar pas Luftës Çlirimtare, të cilin ne shqiptarët nuk e shfrytëzuam aq sa është dashur dhe na është dhënë rasti, pas robërisë së gjatë dhe lirisë së gjakuar, fituar pas sakrificave të shumta. Ne kemi pasur mundësi, mendoj si komb gjithëpërfshirës, që të punojmë më vendosmërisht për një integrim në segmentin e arsimit, të shëndetësisë e sidomos në fushën e politikave fiskale, ekonomike, etj. Bashkëpunimi në këto fusha do të hapte perspektiva të shumta për kombin. Kështu siç jem të ndarë, e kemi të vështirë, jo vetëm progresin shoqëror e zhvillimin, por edhe sigurinë kombëtare e njerëzore.

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Shenja e horoskopit që shërohet nga dhimbjet e zemrës!

Virgjëresha eshte shenja e horoskopit qe gjen paqe kete fundmuaji. Pasi të shëroheni nga dhimbjet e zemrës, asgje nuk ju ndal me. Do të...

Lajmet e Fundit