11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Ngritet aktakuzë kundër drejtorit të arsimit në Rahovec

Behar RamaKeqpërdorimet e Drejtorit të Arsimit në Rahovec, Behar Rama, tanimë nuk janë vetëm pretendime, siç thoshte ai, të profesorëve të pakënaqur, por janë edhe vlerësime të prokurorisë në Gjakovë. Prokuroria regjionale themelore në Gjakovë, pasi ka hetuar rastin, dhe pasi ka intervistuar të dyja palët, ka vendosur të ngre aktakuzë kundër drejtorit të DKA’së në Rahovec, Behar Rama.

Sipas prokurorisë, Rama ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neni 422, paragrafi 1, si dhe veprën penale konflikt i interesit, neni 424, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në aktakuzë, prokuroria ka kërkuar nga gjykata që të shpall fajtor Behar Ramën për veprat penale dhe të dënojë atë sipas ligjit, ndërkaq në të njëjtën kohë të obligohet që të bëjë kompensimin e shpenzimeve gjyqësore.

Në ndërkohë, siç kemi njoftuar, nesër më 12 dhjetor, Kuvendi Komunal në Rahovec, në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur ekskluzivisht për këtë çështje, do të diskutojë të gjitha parregullsitë gjatë procesit të punësimeve të fundit në DKA./RahovecPress/

Më Shumë

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

Leverkuseni i Xhakës hesht Romën

Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis kryeqytetit të Italisë. Leverkuseni...

Lajmet e Fundit