18.3 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Kosova ka numër konstant të personave të prekur nga HIV-AIDS

HIV-AIDSNë Kosovë ka një numër konstant të personave të prekur nga virusi HIV AIDS. Mirëpo shqetësuese është se nuk bëhen hulumtime tek popullata për të ditur saktë se sa është prezent ky virus në vend, transmeton RTK.

Infektologu, Izet Sadiku thotë se vitin e kaluar ka pas një rast ku një grua pas vdekjes është konstatuar se ka qenë e prekur nga virusi në fjalë.

“Vitin e kaluar ka vdekur një grua dhe pasi që ka vdekur është marrë vesh që ajo ka qenë me AIDS, pasi që i është marrë gjaku ditëve të fundit dhe deri sa ka ardhur rezultati ajo ka vdekë dhe është konstatuar se ajo ka qenë me AIDS”.

Poashtu infektologu Sadiku thotë se analizat për identifikimin e kësaj sëmundje vazhdojnë të dërgohen në laboratore në Francë edhe pse këto analiza mund të realizohen në Kosovë pasi që aparatura është blerë mirëpo mungojnë vetëm reagencat për realizimin e këtyre analizave.

”Mund të analizojmë edhe fillimin e realizimit të këtyre analizave Brenda Kosovës duke pas parasysh që disa prej aparaturave janë të blear dhe mungojnë vetëm reagencat për realizimin e këtyre dh Sigurisht që këto reagenca janë shumë më pak sesa shuma e mjeteve që paguhet për dërgimin e këtyre analizave jashtë”.

Në Kosovë ka një numër konstant të rasteve të reja të infektuar, 4-5 brenda një viti, që e futë Kosovën në grupin e shteteve me prevalencë të ulët.

Gjithsej në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë 14 raste të cilat po trajtohen nga virusi HIV AIDS.

Më Shumë

Nesër nis shitja e biletave për ndeshjen Bashkimi–Dijon në FIBA Europe Cup

Bashkimi ka njoftuar se nesër, nga ora 10:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj ekipit francez JDA Dijon, e vlefshme për...

Bashkimi lufton me zemër, por Dijon merr fitoren pas një vazhdimi dramatik në Prizren

Bashkimi ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme mbrëmjen e së mërkurës ndaj skuadrës franceze Dijonit, por në fund u mposht me rezultat 73-84, pas një...

Lajmet e Fundit