18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Kosova i ka tri Qeveri

Bujar BukoshiBujar Bukoshi paralajmëron se Qeveria e re, PDK-LDK, e dalë me një marrëveshje të shpejtë, për t’i dhënë zgjidhje ngërçit institucional prej gjashtë muajsh, do të ketë shumë punë.

Ish-zëvendëskryeministri, në një intervistë për “Politiko.net”, ka thënë se sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik do të jenë sfidat kryesore për kabinetin e Isa Mustafës gjatë këtij mandati qeverisës.

“Kjo Qeveri ka shumë punë për të bërë. Natyrisht, do të dëshiroja që kjo Qeveri të jetë e suksesshme. Por, qysh në fillim nuk duhet të japim përfundime para kohës, sepse është herët të shohim si po shkon kjo punë. Shoh këtu disa probleme. Në rend të parë, problem i madh është ekonomia e Kosovës dhe gjendja e rëndë ekonomike e sociale, që kërkon një veprim urgjent, duke dhënë prioritete në aspekte të ndryshme. Pastaj, do ta theksoja edhe një nevojë absolute për sundimin e ligjit. Për mua, kjo është alfa dhe omega për Kosovën. Më pas, me integrimet tona evropiane”, ka thënë Bukoshi.

Bukoshi mendon se Kosova ka tri Qeveri, ajo e LDK-së, e PDK-së dhe Qeveria e Beogradit në Kosovë, përmes eksponentit politik Lista Serbe.

“Unë po dyshoj në rend parë në orkestrimin e punës së Qeverisë, sepse Kosova i ka tri Qeveri: Qeverinë e LDK-së, Qeverinë e PDK-së dhe Qeverinë e Beogradit në Prishtinë, nëpërmjet Listës Serbe. Kjo e fundit, mendoj se mund të neutralizohet nëse me një aktivitet proaktiv, që duhet të ketë kryeministri i Punëve të Jashtme z. Thaçi, duke kërkuar natyrisht me ngulm që marrëveshjet e nënshkruara të jetësohen, pa u lëshuar në tema tjera të pafundme me Serbinë problematike. Për fat të mirë, të dy Qeveritë, ajo e LDK-së dhe PDK-së, mund të arrijnë njëfarë konsensusi, që sidomos në planin e jashtëm të punojnë në mënyrë shumë më aktive dhe proaktive dhe të vazhdohet me mund në procesin shumë delikat të normalizimit marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që është shumë i vështirë dhe shumë problematik, sepse është njëfarë monologu”, ka deklaruar Bukoshi.

Më Shumë

Fatmir Limaj në PDK? Hamza paralajmëron risi në listë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur sot për mundësinë që Fatmir Limaj të kthehet në partinë e tij. Hamza në përgjigje para gazetarëve nuk...

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Lajmet e Fundit