Punësimi parandalon migrimin

Emigrant kosovarNjohësit e integrimeve evropiane, Gazmend Qorraj dhe Avni Mazrekaj, kanë vlerësuar se mungesa e perspektives ekonomike është shkaktari kryesor pse qytetarët po e lëshojnë shtetin e Kosovës.

Ata kanë thënë se krijimi i Task Forcës, i paralajmëruar nga Qeveria, mund të japë efekte në periudhë afatshkurtër si masë administrative, por në periudhë afatgjatë migrimi mund të ndalohet nëpërmjet punësimit, inkuadrimit në kurse profesionale dhe marrëveshje kolektive për punësim të përkohshëm me vendet e BE-së, shkruan ‘Epoka e re’.

Sipas tyre, është momenti i fundit kur Qeveria e Kosovës duhet të reflektojë seriozisht ndaj migrimit masiv të qytetarëve.

Më Shumë

“Heshtja nuk është përgjigje institucionale”, reagon EC Ma Ndryshe ndaj Komunës së Prizrenit

EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj mungesës së përgjigjes institucionale nga Komuna e Prizrenit lidhur me ankesën e dorëzuar pas publikimit të rezultateve preliminare...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit