16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Shtator, 2023

Kosova nuk ka nevojë për avionë luftarakë!

Bejtush GashiBejtush Gashi ka vetëm disa javë që e ka marrë detyrën e njërit nga tre zv/ministrat që ka Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në intervistë për gazetën “Tribuna”, Gashi thotë se vendimi i muajit korrik i Këshillit Veri-Atlantik sipas të cilit FSK-ja i ka përmbushur kapacitetet e veta operative, i ka ndihmuar shumë këtij institucioni. Megjithatë, ai konsideron se FSK-ja ka nevojë vetëm për helikopterë por jo edhe për avionë luftarakë.

Sipas tij, as Shqipëria s’ka të tillë pasi tash për sigurinë kujdeset NATO-ja. Forca e Sigurisë së Kosovës, siç ka thënë ai, do të evoluohet. Ky evoluim nënkupton edhe rritjen e numrit të pjesëtarëve të FSK-së në raport me kërkesat që mjedisi i sigurisë ka.

Mirëpo, i gjithë ky proces, sipas tij, e ka edhe koston e vet financiare. Gashi ka sqaruar se FSK-ja do t’i marr gradualisht një pjesë të kompetencave që aktualisht i ka KFOR-i

Rama: Mirëmëngjes me përuljen me nderim për Afrim Bunjakun

Kryeministri Edi Rama e ka nderuar policin Afrim Bunjaku që u vra të dielën në veri të Mitrovicës. “Mirëmëngjes me përuljen me nderim për efektivin...

Dhjetë vatra zjarri në rrethinën e Prizrenit

Tashmë ka shkuar në dhjetë numri i vatrave të zjarrit në fshatrat e Prizrenit. Drejtoresha për Emergjenca dhe Shpëtim e Komunës së Prizrenit, Ramize Shala,...

Lajmet e Fundit