13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Udhëheqësit e Kosovës në OKB, në përpjekje të njohjeve të reja

okbUdhëheqësit e Kosovës në OKB, në përpjekje të njohjeve të reja
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve te Bashkuara, formalisht çeli punimet të martën në sesionin e 68-të me radhë, ndërsa do të vazhdojë të hënën me debatin e përgjithshëm, me pjesëmarrje të monarkëve, presidentëve, kryeministrave, ministrave të jashtëm të mbi 190 vendeve të botës, të cilët për pesë ditë më radhë do të shqyrtojnë problemet më preokupuese në botë sot, duke shfaqur qëndrimet e tyre mbi çështje të brendshme dhe të jashtme, për ekonominë, sigurinë, parandalimin e konflikteve dhe çështje të tjera globale.

Kriza në Siri pritet të dominojë debatin e përgjithshëm si një sfidë më e madhe që i bëhet paqes, sigurisë dhe çështjeve humanitare me të cilat ndeshet bota.

Kosova edhe këtë vit nuk do të jetë formalisht anëtare e Asamblesë së Përgjithshme dhe as e Kombeve të Bashkuara. Këtë fundjavë udhëheqësit e Kosovës pritet të vijnë në New York, ku nga e hëna do të nisin një maratonë diplomatike takimesh e diskutimesh në margjinat e ndërtesës së organizatës botërore në East River,shkruan RTK.

Udhëheqësit e Kosovës në përpjekje të njohjeve të reja

Vizita e tyre bëhet me qëllim të afirmimit ndërkombëtar të vendit dhe zgjerimit të numrit të njohjeve përmes kontakteve me përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse në punimet e Asamblesë. Ata nuk do të marrin pjesë në takimet e Asamblesë e as gjatë debatit të përgjithshëm, një ‘privilegj’ ky i rezervuar vetëm për vendet anëtare.

Sidoqoftë, diplomacia e takimeve në New York është treguar më e ‘plleshme’ duke dhënë rezultate njohjesh siç ishte vjet kur nga fundi i tetorit deri në prag të Kërshëndellave erdhën shtatë njohje të reja të pavarësisë së Kosovës, më shumë se gjatë nëntë muajve të tjerë.

Më Shumë

Sot është ditëlindja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri

23 korriku i vitit 1960-të shënon një datë të rëndësishme për futbollin kosovar dhe jo vetëm. Në këtë ditë në Podujevë, lindi Fadil Vokrri, njeriu...

Moti sot me temperatura në rënie, priten reshje shiu

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe...

Lajmet e Fundit