5.8 C
Prizren
E premte, 22 Janar, 2021

Kosova planifikon të siguroj 1.2 milion vaksina kundër COVID-19

Janë bërë një vit që kur në botë është shfaqur rasti i parë me virusin SARS CoV-2 pozitiv, e që në fillim ishte një infeksion misterioz e pastaj u bë e ditur që kemi të bëjmë me coronavirus.

Që nga ajo kohë e deri më sot shumë kompani farmaceutike janë duke vazhduar të bëjnë hulumtime për zbulimin e një vaksine adekuate kundër COVID-19, ku dy prej tyre tashmë kanë nxjerrë rezultate mbresëlënëse.

E pas këtyre lajmeve të mira që vaksina kundër COVID-19 është rrugës, shumë shtete kanë nisur procedurat e aplikimit për të siguruar dozat e para në momentin që vaksina do të del në treg.

Një gjë të tillë po planifikon ta bëjë edhe Kosova. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se planifikimet janë që Kosova të siguroj 1.2 milionë vaksina, dhe se të njëjtat do t’u jepen falas qytetarëve.

“Planifikimet janë që Kosova të sigurojë rreth 1.2 milionë vaksina, që do të ishin të mjaftueshme për vaksinimin e grupeve që duhet të vaksinohen me prioritet profesionistet shëndetësor dhe të sëmuret kronikë. Pra, 360 000 vaksina pritet qe Kosova t’i marr falas pjesën tjetër do ta blejë. Sa kemi njohuri, ende nuk janë bërë publike çmimet e vaksinave nga prodhuesit potencialë, meqë asnjë vaksinë ende nuk është aprovuar përfundimisht për përdorim kundër COVID-19. Vaksinat që do t’i sigurojë shteti do t’u jepen falas qytetarëve”, është thënë në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin.

Nga Ministria më tej kanë deklaruar se Aleanca Gavi COVAX AMC e ka listuar Kosovën në mesin e shteteve që do të përfitojnë falas 20% të vaksinave kundër COVID-19, kurse pjesën tjetër do ta blejë.

“Aleanca Gavi COVAX AMC që është një aleancë e vaksinave që i bashkon vendet në zhvillim dhe donatorët si OBSH, UNICEF, Bankën Botërore, industrinë e vaksinave, agjencitë teknike, shoqërinë civile, Fondacione te ndryshme dhe partnerë të tjerë të sektorit privat e ka listuar Kosovën në mesin e shteteve që do të përfitojë falas 20% te vaksinave kundër COVID-19, ndërsa për pjesën e tjetër (që blihet), sikurse shumë shtete tjetër edhe Kosova ka paraqitur shprehjen e interesit në këtë aleancë me qëllim që ajo të fascilitojë blerjen e pjesës tjetër të vaksinave për Kosovën përmes marrëveshjeve që aleanca kryen me prodhuesit e vaksinave, të cilët janë pjesë e aleancës”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin.

Kujtojmë se kompania amerikane Moderna njoftoi se vaksina e tyre kundër coronavirusit ka një efikasitet deri në 95 për qind.

Efektiviteti i vaksinës së Modernas është pak më i lartë se efektiviteti prej 90 për qind, të cilën e kishin raportuar javën e kaluar gjigantët farmaceutik, Pfizer dhe BioNTech.

Një vaksinë do të mësonte në mënyrë të sigurt trupat tanë që të luftojnë infeksionin.

Ose do të na ndalonte të infektoheshim me coronavirus në radhë të parë ose të paktën do ta bënte më pak vdekjeprurës.

- Advertisement -

Më Shumë

Hoxhaj në Prizren: Dy modele në këto zgjedhje, plani im i Rimëkëmbjes përballë demagogjisë dhe popullizmit të Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me bizneset e shoqatës “Esnaf” në Prizren. Para...

Vdes një person që bëri aksident dy ditë më parë në Prizren

Ka ndërruar jetë njëri nga personat që ishte pjesë e aksidentit rrugën “Besim Shala” në Prizren. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj. Ai...

778 gjoba për shkelësit e masave anti-Covid

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj personave që nuk po respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, shkruan...

Rrëzohet helikopteri ushtarak në New York, vdesin tre ushtarë

Tre pjesëtarë të Gardës Kombëtare vdiqën në mbrëmjen e së mërkurës pasi helikopteri me të cilin po fluturonin u rrëzua gjatë një misioni trajnues...

Policia e Prizrenit arreston një person të kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës, në vazhdën e bashkëpunimit me INTERPOL-in, ka arrestuar në rajonin e Prizrenit një person të kërkuar nga autoritetet e Republikës së...

Aksident në Prizren, gjashtë persona të lënduar

Gjashtë persona janë lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Prizren, njofton policia e Kosovës. Lëndim trupor kanë pësuar dy vozitësit dhe katër pasagjere...

Prizren, një femër raporton në polici: Një person më ka sulmuar seksualisht

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një sulm seksual. Nje femër nga Prizreni ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht...

Një i vdekur dhe 15 raste të reja me Covid në Prizren

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 7 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe, edhe 296 persona janë infektuar me...

Haradinaj: Rahoveci do të mbështetet ekonomikisht nga programi që AAK ka hartuar për qeverisjen e ardhshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Rahovecin. Ai ka thënë se banorët e Rahovecit do të mbështeten ekonomikisht nga...

Emrat e kandidatëve për deputetë, të propozuar nga PDK-ja në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren ka propozuar shtatë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Emrat e propozuar dhe që janë dërguar në Kryesi...

Haskuka, i tronditur nga vrasja e 15-vjeçarit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është shprehur i tronditur pas vrasjes se një 15- vjeçari në Prizren. “Tronditës lajmi për ngjarjen e rëndë...

Lista e plotë e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas përfundimit të afatit për aplikim në Komisionin Qëndror Zgjedhor për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka publikuar listën e kandidatëve...

Të gjitha transferimet në basketboll

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll, ku kishte shumë transferime të bujshme. Golden Eagle Ylli ka rikthyer dy basketbollistët e Kosovës në Superligë, Erjon Kastratin...

Kurti për mundësinë e moskandidimit për deputet: Rrethanat kanë ndryshuar, Grenelli e Thaçi kanë darkuar vitin e kaluar

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka komentuar përgjigjen që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka përcjell Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), se ai është...

Shtesat për arsimtarët, Hoti takohet sot me përfaqësuesit e SBASHK’ut

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti pritet që sot të mbajë një konferencë për media me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit,...

Ky është kandidati i PDK-së që nuk mund të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Pos Vetëvendosjes, LDK-së e AAK-së, edhe PDK ka përfshirë kandidat për deputet që janë dënuar. Gazeta Blic merr vesh se Argjend Tasholli është “eliminuar” nga...

Lajmet e Fundit