5.3 C
Prizren
E shtunë, 31 Janar, 2026

Kosova po zbrazet nga mjekët, mungojnë mbi 5 mijë punëtorë shëndetësorë

Derisa nevoja për mjekë në Kosovë është e madhe, këta edhe më tej po zgjedhin shtetet e Bashkimit Evropian për të punuar. Nga Federata Sindikale e Shëndetësisë kanë thënë se Kosovës i nevojiten më shumë se 5 mijë punëtorë shëndetësorë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova edhe më tej po vazhdon të jetë i njëjtë si i viteve të kaluara. Për shkak të kushteve të punës e për shkak të pagave që u ofrohen në vend mjekët po zgjedhin të punojnë në shtetet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani, nga ku vinë edhe më shumë kërkesa për rekrutim të personelit shëndetësor. Me ikjen e tyre disa herë është alarmuar se Kosova në një të ardhme mund të mbetet edhe pa mjekë.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka thënë për “Zërin” se për të kryer shërbime të mira Kosovës i nevojiten edhe më shumë se 5 mijë punëtorë shëndetësorë. Ai ka thënë se vendi ka dyfish më pak mjekë të nevojshëm për kokë banori.

“Informacionet e fundit janë që kërkesat nga Evropa janë shumë të mëdha për mjekë dhe infermierë. Duke u nisur nga ajo që ata ua ofrojnë kushtet shumë më të mira, në krahasim me kushtet që i kanë punëtorët shëndetësorë në Kosovë, kjo do t’i gllabërojë këto kuadro nga ne.(

Më Shumë

Ditëlindja e 90-të e shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare

Sot shënohet ditëlindja e shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare.   Shkrimtari u lind më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër, e vdiq më 1...

Të prangosur, sillen në gjykatë të dyshuarit për “vjedhje votash” (VIDEO)

Në objektin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka nisur hyrja e të dyshuarve për manipulim të vullnetit qytetar të shprehur me votë. Ata janë sjellë...

Lajmet e Fundit