Kosovë-Shqipëri, 1 vjet nga mbledhja e dy qeverive në Prizren

Dy qeverite-fotoPara një viti, në qytetin e Prizrenit është mbajtur mbledhja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, e vlerësuar historike.

Por, këtë vit ata do të takohen në fund të muajit mars.

Lajmin e pati konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një takimi të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.

Pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në 11 janar 2014, në ceremoninë e organizuar te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare në Prizren, ishte bërë nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjeve tjera mes dy qeverive.

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit