2.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

KPF mbajti mbledhjen e radhës në Malishevë

MalishevaKomiteti për Politikë dhe Financa (KPF), organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi i KK-së. Enver Hoti, ka mbajtur mbledhjen e radhës (të parën për këtë vit), ku kanë dhënë disa rekomandime për mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Komunale, më saktësisht i kanë dhënë shtatë rekomandime, të cilat do të shqyrtohen në seancën e radhës së KK-së.

Rekomandimet e dhëna për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës, janë: Shqyrtimi i propozim ndryshimeve në statutin e komunës, pastaj plani i punës së Kuvendit të Komunës në vitin 2015, të hyrat vetanake të cilat duhet të barten nga viti 2014 në vitin 2015, e që kanë të bëjnë me tejkalimin e të hyrave vetanake, pastaj rekomandime tjera janë edhe tri rregullore, ajo për taksa, ngarkesa dhe gjoba për vitin 2015, rregullorja për ndarjen e subvencioneve dhe rregullorja për bursa për studentë.

Me kërkesën drejtorisë për arsim dhe edukim, për mbledhjen e ardhshme të KK-së, është rekomanduar për shqyrtim caktimi i pagesës së participimit për fëmijët të cilët do të regjistrohen në çerdhe.

Më Shumë

Liria e pandalshme nën drejtimin e Ismet Munishit

Liria e Prizrenit po kalon një moment të artë në Ligën e Parë të Kosovës, duke regjistruar tri fitore radhazi nën drejtimin e trajnerit...

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit