13 C
Prizren
E diel, 25 Janar, 2026

KQZ e gatshme të organizoje zgjedhjet lokale dhe qendrore bashkërisht

Viti 2017 është vit zgjedhor. Përveç, zgjedhjeve lokale të cilat sipas kalendarit zgjedhor do të organizohen në vjeshtë, opsion mbetet edhe organizimi i dy palë zgjedhjeve bashkërisht.

E në anën tjetër, ‘Indeksonline’, ka pyetur në Këshillin Qendror Zgjedhor, se a janë të gatshëm të organizojnë zgjedhjet lokale dhe qendrore bashkërisht.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka bërë të njohur qëndrimin edhe më parë se e ka për detyrë të organizojë zgjedhjet kurdo që një gjë e tillë kërkohet. Natyrisht se mbajtja e disa palë zgjedhjeve brenda një kohë ka sfidat e veta, megjithëkëtë KQZ-ja ka kapacitetet e nevojshme për përmbushjen e detyrimit kushtetues”, ka thënë për Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

I pyetur se kur do të mbahen saktësisht zgjedhjet lokale, Elezi ka thënë se koha e përafërt kur do të mbahen këto zgjedhje është vjeshta duke mos precizuar muajin.

Ai ka bërë me dije se KQZ do të fillojë me përgatitjet intensive pasi të dihet data e zgjedhjeve.

“Atëherë do të fillojmë të ndërmarrim hapat për zbatimin e aktiviteteve kryesore. Në këtë kohë, KQZ-ja është në fazën parapërgatitore, të vlerësimit të nevojave për një organizim sa më të mirë të këtyre zgjedhjeve”, ka shtuar ai.

Përveç partive opozitare të cilët nuk kanë kundërshtuar idenë për organizimin e zgjedhjeve në pako edhe një pjesë e PDK-së e ka mbështetur këtë opsion. Ndërsa, ditë më parë nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu pati thënë se kjo parti është kundër këtij varianti duke shtuar se LDK insiston në respektim të cikleve zgjedhore.

Më Shumë

Peja 03 fiton bindshëm ndaj Junior 06

Peja 03 ka shënuar fitore të thellë ndaj Junior 06 me rezultat 86–50 (28:10, 50:25, 74:36, 86:50), në një ndeshje ku vendaset dominuan nga...

Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit

Sot me fillim nga ora 13:00, në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit. Në këtë rast...

Lajmet e Fundit