KQZ ka pranuar tetë paralajmërime koalicionesh parazgjedhore

KQZ-kosoveeAnëtari i KQZ-së, Nenad Rikallo deklaroi sot se KQZ-ja ka përfunduar tetë koalicione politike për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në Kosovë. Florian Dushi, ndërkaq ka thënë për lajmi.net se këto janë vetëm paralajmërime për koalicionet parazgjedhore të subjekteve politike dhe se në këtë fazë ato nuk kanë obligim t’i deklarojnë as partnerët e përzgjedhur për koalicione.

Rikallo i tha agjencisë Beta se KQZ-ja ka përfunduar tetë koalicione parazgjedhore, duke përmendur me këtë rast një koalicion të serbëve, të quajtur Lëvizja për prosperitet demokratik, të cilin e përbëjnë Partia serbe e Kosovë-Metohisë dhe Lidhja e socialdemokratëve të pavarur.

Sipas tij, është konkluduar edhe koalicioni boshnjak Vakat, që e përbëjnë Partia Demokratike e Boshnjakëve, Partia demokratike Vatan, Partia e bashkuar e Boshnjakëve dhe Partie e Re Boshnjake.

Në mesin e tetë paralajmërimeve për koalicione parazgjedhore janë edhe gjashtë koalicione të subjekteve politike shqiptare.

Florian Dushi, anëtar i KQZ-së, tha për lajmi.net se këto janë vetëm paralajmërime dhe se partitë politike në këtë fazë nuk janë të obliguara të tregojnë se me cilat subjekte politike të tjera do të lidhin koalicione parazgjedhore.

Dushi tha se aplikimet në KQZ për koalicione parazgjedhore pranohen deri më 16 maj, kurse pas kësaj date pritet të bëhet edhe certifikimi i këtyre koalicioneve.

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit