26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

KQZ shpërndan materialin zgjedhor, mbi 1 milion e 136 mijë fletëvotime të shtypura

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialit kryesor për raundin e dytë zgjedhor, duke përfshirë edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër.

Nga zyrat qendrore të QNR-së, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, materialet do të dërgohen në depot e komisionerëve në 21 komuna.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë se në zgjedhjet për kryetarë të komunave janë shtypur 1 milionë e 136 mijë e 150 fletëvotime për 21 komuna.

“Sipas planifikimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet për në komunat e ndryshme të Kosovës. Ky material i rëndësisë së veçantë, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, është dërguar në depot e komisioneve komunale të, në 21 komuna ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

Sipas vendimit të KQZ-së, për Zgjedhjet për Kryetarë të 21 Komunave janë shtypur 1 milion e 136 mijë e 150 fletëvotime. Edhe për këto zgjedhje, janë shtypur më pak fletëvotime, rreth 10% apo rreth 125 mijë fletëvotime më pak se numri përgjithshëm i votuesve që u takojnë këtyre 21 komunave Kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore”, ka thënë ai.

Më tutje, Elezi thotë se janë rreth 2 mijë e 450 persona me nevoja të veçanta, që pritet të votojnë nesër, e për të cilët janë angazhuar 80 ekipe mobile.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të angazhojë 80 ekipe mobile, numri i qytetarëve të regjistruar si votues me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 450, prej të cilëve rreth 1 mijë e 550 janë votues të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të paaftësisë fizike apo shëndetësore, ndërsa 899 janë votues të cilët janë në hospitalizim në shtëpitë e caktuara për të moshuar, të burgosurit dhe të paraburgosurit. Po ashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mundësojë votimin e qytetarëve të cilët fatkeqësisht janë të infektuar me COVID-19 dhe që për shkak që masave nuk mund të dalin nëpër vendvotime për të votuar.

Fatmirësisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është i ulët dhe rrjedhimisht edhe numri i votuesve nga kjo kategori”, shtoi Elezi.

Raundi i dytë i zgjedhjeve komunale do të mbahen nesër, më 14 nëntor në 21 komuna të Kosovës.

Më Shumë

Gjonaj, aksion për dhurim vullnetar të gjakut në kuadër të Javës së Dëshmorëve të Hasit

Me rastin e “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, në organizim të rinisë hasjane dhe në bashkëpunim me degën e OVL-së së UÇK-së, për të...

Malisheva synon transformimin e fshatrave përmes investimeve kapitale

Komuna e Malishevës do të orientojë investimet e saj të ardhshme drejt urbanizimit të zonave rurale. Këtë e bëri të ditur kryetari Ekrem Kastrati...

Lajmet e Fundit