11.6 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Krasniqi e Totaj vizitojnë Teqetë në Prizren, urojnë festën e Sulltan Nevruzit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi së bashku me Kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj dhe nënkryetarin Kujtim Gashi, kanë vizituar Teqen Saraçhane të tarikatit Halveti dhe Teqen e tarikatit Rufai, me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se janë pritur nga Sheh Abedini dhe Sheh Adrihuseini, të cilëve ua kanë uruar festën, si dhe gjithë pjesëtarëve dhe komunitetit të Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës.

“Si të gjitha festat e tjera fetare të traditës sonë, të cilat si shoqëri e hapur dhe tolerante i shënojmë, edhe kjo ditë le të shërbejë për rritjen e mirëkuptimit dhe solidaritetit mes njerëzve.”, shkruan lideri i PDK-së.

Më Shumë

Tragjedi në Rahovec – dy persona gjenden pa shenja jete në një shtëpi, trupat dërgohen për obduksion

Një ngjarje e rëndë është raportuar dje në Rahovec, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Halil Hamza”. Rasti...

Malishevë, 225 kërkesa për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në janar

Pas vërshimeve që përfshinë Komunën e Malishevës gjatë muajit janar, institucionet komunale kanë nisur procedurat për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi familjare,...

Lajmet e Fundit