6.6 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Krasniqi: Kosova ende ka sfida në fushën e piraterisë

Memli KrasniqiPër nder të 26 prlillit ditës botërore të pronësisë intelektuale , Agjencia për Pronësi Industriale, Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta organizoi sot konferencën për “Të Drejtat Pronësore Intelektuale në Kosovë”.

Me këtë rast ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi tha se Kosova ende ka sfida në fushën e piraterisë dhe në mbrojtjen e pronësisë intelektule në përgjithësi.

Qëllimi i konferencës ishte vetëdijësimi për rëndësinë e të drejtave pronësore intelektuale me fokus të vaçantë të arriturat e institucioneve kosovare të pronësisë intelektuale. Ministri Krasniqi tha se legjislacioni kosovarë i pronësisë intelektuale ka përfshirë në vete dispozitat obliguese të marrveshjeve ndëkombëtare të pronësisë intelektuale.

Ndërkaq Institucioni kyesor për mbrojtjen e të drejtave pronësore industriale në Kosovë është Mimistria e Tregtisë dhe Industrisë e cila nëpërmjet Agjencisë për pronsi industriale, bënë regjistrimin e mallërave tregtare….

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj u shpreh se pronësia intelektuale ka luajtur rol kyq në negociatat për marrëveshjet e stabilizim asociimit.

Si organizatë botërore për promovimin e të drejtave pronsore intelektuale është organizata WIPO .Kosova ende nuk është pjesë e kësaj organizate e cila nën ombrellën e saj ka 187 shtete, e themeluar në vitin 1967.

Më Shumë

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Historike: Kosova drejt “Ëndrrës Amerikane”

“Dardanët” kanë marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj Sllovakia në Bratislavë, në ndeshjen e play-off-it për FIFA World Cup 2026. Kosova u rikthye fuqishëm...

Lajmet e Fundit