-2.5 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Arrestohen vëllezërit Jaha në Prizren

arrestimi 2Dy vllëllezërit Jaha, të cilët dyshohen për grabitje, janë arrestuar nga policia në Prizren. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha ka konfirmuar të hënën arrestimin e tyre.“Me datën 20 prill, rreth orës 22:25 min, në rrugën e “Muhaxhirëve” në Prizren pati ndodhur një grabitje. Sipas informacioneve që kishte pranuar patrulla e policisë, bëhej me dije se dy të dyshuar i kishin grabitur me forcë një të riu një telefon “IPHON 5-S” dhe më pas ishin larguar në këmbë në drejtim të panjohur”.

“Pas paraqitjes ë rastit, hetues policorë të Stacionit Policor në Prizren, kanë arritur të sigurojnë informacione për personat e dyshuar dhe me datën 25 prill janë arrestuar dy vëllezër me mbiemër Jaha. Gjatë kontrollit, tek njëri nga të dyshuarit është gjetur telefoni i grabitur i cili më pas i është kthyer pronarit. Po ashtu, këta të dyshuar për mes “Facebook” ishin përpjekur t’i bëjnë shantazh viktimës. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalohen në masën e arrestit”.

Zëdhënësi Berisha po ashtu njoftoi se policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë të grabitjes së pompës “Petroll Company”

“Tani është arrestuar edhe i dyshuari i dytë i cili kishte qenë në kërkim. Po ashtu është gjetur edhe një pushkë automatike e llojit kallashnikov me numër serik 03769-83 e cila dyshohet se është përdorë në rast”.

“Në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar i dyshuari ndërsa prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për masën e arrestit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ylli ndahet me Joe Reece

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me basketbollistin Joe Reece. Vendimi është marrë me marrëveshje të dyanshme, duke theksuar respektin...

Të gjitha rrugët në Malishevë janë të hapura për qarkullim

Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim, përfshirë edhe...

Lajmet e Fundit