17.8 C
Prizren
E shtunë, 11 Maj, 2024

Krasniqi i reagon Arben Gashit me meselen me dy kungujt

JakupKrasniqi10-29Jakup Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të deputetit të LDK-së Arben Gashi. Ky i fundit në një postim të tij ka treguar arsyet se përse nuk e ka votuar qeverinë dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi i ka thënë Gashit se ai nuk mundet me i mbajt në duar dy kunguj dhe njërin ta paraqesë si të kalbur e tjetrin si të shëndosh.

Reagimi i plotë i Krasniqit:

Qeveria si tërësi o është e shëndetshme ose e sëmurë

Dëshiroj që qytetarëve të Kosovës t’u thuhet e vërteta pa iluzione e mashtrime. E vlerësoj atë që ka shkruar Arben Gashi, por ai dy kunguj nuk mund t’i mbaj në dorë, edhe nëse ai mundohet njërin ta bëjë të kalbur e tjetrin të “shëndosh” nga jashtë. Në ketë rast në shqyrtim do ta marrë vetëm pikën e pestë të tij të transmetuar në mediet e ndryshme. Ja çka thotë ai mes të tjerave:

“5. Unë do të votoj të gjitha ligjet dhe politikat qeveritare që burojnë nga programi i LDK-së me të cilin kemi garuar në zgjedhje dhe unë jam zgjedhur deputet. Jam i sigurt se qeveria Mustafa dhe ministrat e LDK-së do punojnë për të realizuar programin e LDK-së duke transmetuar vlera të larta morale e profesionale. Shpresoj se kështu do të veprojnë edhe ministrat tjerë të koalicionit. Nga viti 1999 e këtej, Kosova nuk ka pasur kryeministër më kompetent dhe me integritet më të lartë moral e profesional se sot. Ky është një fat për Kosovën. Megjithatë unë kam frikë se LDK ka investuar gjithë qenien e saj politike në një marrëveshje diabolike dhe atë mund ta gjejë fati i Faustit, i cili për rini të përhershme, dije dhe pushtet bëri pakt me Djallin e në fund u dogj në ferrin e tij. Unë do të përpiqem që LDK sa më shpejt të dalë nga ky përqafim përcëllues. Prandaj, vota ime kundër është në të vërtetë një vote Për. Për LDK’në!” Kështu shkruan ai.

Zotëri,

Programi i Qeverisë me shumë Kryeministra, nuk është Program i LDK-së e i PDK-së marrë se bashku. Këtu ka më shumë Programe, e njeri nga ato programe është edhe ai i Vuciqit (Nikoliqit) e besa ka edhe kërkesa të tjera. Nuk jam i sigurt që mund të ketë ndonjë ligj që buron nga programi i LDK-së?! Kur dihet se ligjet, se paku këto të vitit të parë janë të përgatitura nga Programi i Hashim Thaçit dhe programet e tjera, të cilat nuk dihet krejt nga vinë ato?! Por nëse kihet parasysh fakti se PDK-ja është partia më e madhe në koalicionin qeverisës, është e kuptueshme që ai Program më shumë është i partisë më të madhe të koalicionit. Madje unë nuk e di se çka kuptoni me frazën “kryeministër kompetent”. Pse Kryeministri i ri është financier? E ke gabim. Kryeministri duhet të jetë menaxher i mirë dhe të ketë dhënë prova se dinë me menaxhuar, nuk është e domosdoshme të jetë financier a akademik. Ne e kemi parë qeverisjen në Kryeqytetin e Kosovës. Aty nuk ka asnjë garanci se “kompetenti” dinë të qeverisë apo menaxhoj mirë?! Madje ketë ne një formë e keni pranuar edhe vet, kur thoni: “se LDK duhet të dalë nga ky përqafim përcëllues”. Vota e jote do të ishte për LDK-në, nëse do ta pengoje “përqafimin përcëllues”! Por ju ketë nuk e keni bërë me kohë. Tani është vonë, madje tepër vonë.

Më Shumë

Festa e ‘Karabashit’ shënohet me aktivitete të ndryshme në Prizren

Në Prizren ka filluar festa e Karabashit në Prizren e cila paralajmëron ardhjen e verës. Festa tradicionale ka mbledhur qytetarë të shumtë në Prizren. Festa tradicionale...

Ngrihen çmimet e prodhimeve bujqësore

Në publikim e ASK-së, i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë, në TM1 2024, indeksi i çmimeve të prodhimeve...

Lajmet e Fundit