19.8 C
Prizren
E shtunë, 11 Maj, 2024

Vetëm dy femra në Qeveri, deputetet të zhgënjyera

Qeveria Mustafa-kuvendDeputetet e Kuvendit të Kosovës janë të mendimit se gjinia femërore është diskriminuar me rastin e konstituimit të Qeverisë së re me Kryeministër Isa Mustafën.

Besa Gaxheri, deputete e LDK’së thotë se jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën me rastin e konstituimit të institucioneve meshkujt janë me të dhënë pas pushtetit. Ajo tha se në Kosovë ka femra që kanë kapacitet për të qeverisur.

“Në çdo vend të botës ekziston një garë burrash dhe jo vetëm në Kosovë është kjo fatkeqësisht. Edhe tek ne është një garë në të cilën gjithmonë fiton gjinia e kundërt në këtë drejtim”, tha Gaxherri në emisionin ‘Debat’ në RTK.

Ndërkohë Blera Deliu-Kodra nga PDK tha se gjinia femërore u diskriminua. Sipas saj pozita e femrave në Qeverinë Mustafa është me e keqe se në atë Thaçi II.

“Mendoj që ka ndodh një diskriminim në qeverisjen e re, diskriminim në baza gjinore, nuk është respektu parimi i barazisë, barazia nënkupton të drejta të barabarta edhe për meshkuj edhe për femra”, tha Deliu-Kodra.

Nga ana tjetër Aida Dërguti nga Vetëvendosje tha se nga pas lufta në Kosovë kishte një zhvendosje të tmerrshme të grave. Tha se gjithmonë kishte gra të zonja në partitë politike.

“Që nga paslufta kemi parë një zhvendosje të tmerrshme të grave. Nëse i rikthehemi periudhës së luftës, para luftës, lëvizjes së viteve 90’ta mund të flasim për shumë gra të zonja”, tha ajo.

Më Shumë

Trepça fiton finalen e parë

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Në Prizren gjendet i vdekur një shtetas serb

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja jete në Prizren.  Në raportin ditor të policisë, thuhet se kanë...

Lajmet e Fundit