8.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Krasniqi viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Gjithmonë me ta dhe pranë tyre, deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me Uran Ismailin kanë vizituar në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Krasniqi në postimin e bërë në Facebook, ka pohuar se “dyert e hekurta, korridoret e gjata e muret e larta, çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave, besimit dhe kurajos së çlirimtarëve tanë”.

“I gjetëm të gjithë bashkë ballëlartë – si gjithmonë – dhe me Kosovën në mendje e zemër, që vazhdon t’i frymëzojë, t’i mbajë të fortë e krenarë secilin. Gjithmonë me ta dhe pranë tyre, deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë! Sepse, dielli do të lind përsëri”, thotë ai. /Telegrafi/

Më Shumë

Vizitohen objektet publike në Prizren që do t’i nënshtrohen projektit të efiçencës së energjisë

Komuna e Prizrenit ka nisur zbatimin e një projekti të rëndësishëm për përmirësimin e efiçencës së energjisë në ndërtesat publike, në bashkëpunim me Bashkimin...

Sot, mbahet akademi përkujtimore për komandantin Naser Shala

Një vjetorin e ndarjes nga jeta i Naser Shalës, organizohet akademi përkujtimore për komandantin e UÇK-së. Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të...

Lajmet e Fundit