-0.2 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Krasniqi: Zhvillimet në vitet e fundit errësuan kujtimin për 17 Shkurtin

Jakup Krasniqi-NismaIsh-kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se zhvillimet në vitet e fundit kanë errësuar kujtimin për 17 shkurtin e 2008-s. Megjithatë, ai ka thënë se shpallja e pavarësisë është ngjarje historike për Kosovën dhe popullin e saj.

Ai për ‘Epokën e re’ ka deklaruar se këta shtatë vjet shtetësi janë përcjell me ngjarje të mira dhe të këqija, por sipas tij, qytetarët e kanë humbur entuziazmin për një të ardhme të mirë.

“Nuk ka asnjë fije dyshimi se tre vjetët e parë ishin vite të një entuziazmi të ligjshëm institucional e qytetar. Ishte e natyrshme se sa ishte entuziazmi për pavarësinë dhe sovranitetin, ishin edhe pritjet tona si politikanë, po ashtu edhe si qytetarë. Gjatë atyre viteve erdhën edhe shumë njohje ndërkombëtare dhe Kosova u bë pjesë e shumë institucioneve ndërkombëtare…”, shprehet Krasniqi.

Ish-kryeparlamentari ka vlerësuar se shtetin tonë e presin edhe shumë sfida reale dhe të shpifura. Në këtë kontekst, ai ka thënë se sfida më serioze mbetet ç’kapja e institucioneve të kapura nga shteti.

Më Shumë

Hapet zyra e re e Postës së Kosovës në Dragash

Në Dragash është hapur sot zyra e re e Postës së Kosovës.Zyra është vendosur në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Menaxheri i Postës...

Sigal Prishtina – Bashkimi, spektakël i garantuar në kryeqytet

Të dielën, basketbolli kosovar sjell një tjetër përballje të madhe, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadra me histori dhe traditë, Sigal Prishtina...

Lajmet e Fundit