16.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Krenohet Ragip Begaj: I ndërtova mbi 31 kilometra rrugë

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka mbajtur takimin e dytë publik me qytetarë. Ai në këtë tubim ka prezantuar punën e qeverisjes komunale, për vitin 2014.

Begaj, vitin 2014, e vlerësoi si një vit të suksesshëm, “pasi janë realizuar qindra projekte të ndryshme, të cilat ndikojnë edhe në mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Malishevës”.

“Vetëm në infrastrukturë rrugore, kemi investuar në mbi 31 kilometra rrugë, pastaj afro 37 kilometra kanalizime në fshatra, në ujësjellës, në bujqësi, në shëndetësi dhe të tjera”, tha Begaj.

“Nëse pyetëm, se a është e mjaftueshme, unë them se nuk është e mjaftueshme puna që kemi bërë, nëse pyetem, se a kemi pasur mundësi, mund të them se nuk kemi pasur më shumë mundësi, pasi kaq kemi buxhet dhe jemi të kufizuar, por angazhimi im personal dhe i tërë qeverisë komunale, ka qenë maksimal”.

Sipas kryetarit Begaj, buxheti i planifikuar për investime kapitale, ka qenë 4 166 755 euro, ndërsa investimet, përfshi edhe donacionet, kanë qenë 4.4 milion ose rreth 300 mijë euro më shumë se planifikimi, ndërsa këtu, nuk janë të paraqitura projektet dyvjeçare, të cilat do të duhej të përfundojnë në vitin e ardhshëm.

Pas prezantimit, kryetari Begaj, është përgjigjur në të gjitha pyetjet e parashtruara nga ana e qytetarëve prezent në këtë debat, si dhe i ka evidentuar të gjitha sugjerimet, vërejtjet apo kërkesat e qytetarëve drejtuar kryetarit dhe komunës, e që lidhen me përditshmërinë tonë.

Në fund të këtij takimi, edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti, i cili paraqiti para të pranishmëve, punën e Asamblesë Komunale, dhe i njoftoi ata edhe adresimin e çështjeve të qytetarëve n raport me institucionet tjera, siç është çështje e kalimit në regjionin e Gjakovës dhe kundërshtimin e fuqishëm nga ana e Asamblesë, pastaj mos regjistrimin e studentëve malishevas në menzë dhe në konvikte të UP-së dhe për çështje tjera me rëndësi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

3:0 për Trepçën, kualifikohet në finale

Trepça është kualifikuar në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Mitrovicasit në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës...

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit