Kuvendi votoi pro themelimit të Komisioneve parlamentare

KuvendiKosoves5-27Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 81 vota për, 28 kundër, 1 abstenim votuan formimin e 14 Komisioneve parlamentare.

Adem Grabovci, kryetar i Grupit parlamentare të PDK tha se përkrahin themelimin e 14 komisioneve parlamentare.

Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës po ashtu tha se përkrahin formimin e Komisioneve.

Ndërkaq, Visar Ymeri nga Vetëvendosje tha se do të votojnë kundër Komisioneve, pasi nuk janë të kënaqur me mënyrën e ndarjes së Komisioneve.

Sipas VV-së, numri më i madh i Komisioneve do të duhej t’i takonte opozitës.

Edhe Donike Kada-Bujupi nga AAK u shpreh kundër Komisioneve pasi sipas saj, kjo qeveri po vazhdon me akomodimin e klienteles partiake. Kada-Bujupi ishte kundër mënyrës së ndarjes së Komisioneve.

Ndryshe, kjo ishte hera e dytë që Komisionet parlamentare ishin në votim, pasi herën e kaluara nuk e votuan 2/3 e deputetëve sa kërkohet. /Telegrafi

Më Shumë

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Lajmet e Fundit