10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kreshnik Seseri, regjisori i filmit amerikan “My Friends”

Sapo kanë përfunduar xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “My friends”, në Amerikë, me regjisorin shqiptar, Kreshnik Seserin. Seseri ka thënë për KultPlus se filmi flet për mafian dhe korrupsionin në nivelet më të larta dhe se në këtë film janë përfshirë aktorë të treguar në SHBA

“My Friends”, është filmi më i ri i metrazhit të gjatë që ka përfunduar xhirimet në Philadelphia të SHBA-ve , mirëpo që për regjisor, ka një regjisor shqiptar. Kreshnik Seseri është regjisori i këtij filmi i cili ka thënë për KultPlus se filmi ka të bëjë me mafian dhe me policë të korruptuar.

“Filmi flet për korrupsionin në nivelet më të larta”, ka thënë 34 vjeçi nga Tirana, i cili tashmë e 18 vite jeton në Amerikë.

Ndërkohë, për filmin “My friends”,Seseri ka thënë se i takon zhanrit drame, aksion dhe erotik. Ai ka thënë se bashkë me ekipin e tij profesional së fundi janë duke realizuar tre filma të metrazhit të gjatë, që të tre në të njëjtën kohë, por i pari që ka hapur rrugën është filmi “My friends”.

“Ky film është bazuar në ngjarje të vërtetë që është bazuar nga jeta ime dhe e shokëve të mi, periudhë kjo nga adoleshenca”, ka thënë Seseri, por duke përdorë më pas edhe përvojën e një polici,që u ka shërbyer për filmin.

“Ka shumë histori të njerëzve që kam njohur gjatë gjithë kohës këtu në Amerikë”, ka thënë Seseri, i cili në filmin “My friends”, pos si regjisor është edhe skenarist dhe producent i projektit.

“Mirëpo në këtë film kam edhe rolin e një mafiozi peruan, kurse aktori shqiptar,Marko Caka ka rolin e policit”, ka shpjeguar mbi detajet e këtij filmi i cili është xhiruar në Philadelphia, New Jersey edhe Delaware. Kurse me rolet e tyre luajnë aktorët: CastBrian, Anthony Wilson, Steve Dash, Reno Laquintano, Ivan The Terrible Santiago, Vincent Riviezzo, Marko Caka…

Kreshnik Seseri që së shpejti do të prezantohet me këtë film, është regjisor, shkrimtar e producent. Ai është shkolluar në shkollat më prestigjioze të artit në USA, ndërkohë, aktrimin e ka ndjekur edhe në Beverly Hills Play House./KultPlus.com/

Më Shumë

Hovenier për masakrën e Krushës: NATO reagoi për të ndaluar gjakderdhjen

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se inaugurimi i Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, i dokumenton këtë ngjarje...

Gjendet e vdekur e moshuara nga Rahoveci që u zhduk dje

Është gjetur e vdekur e moshuara që ka humbur dje në Rahovec. Nipi i saj, Ardian Hoti njoftoi se ajo është gjetur sot pa shenja...

Lajmet e Fundit