10.9 C
Prizren
E shtunë, 23 Tetor, 2021

Kriteret që duhet të plotësojë ai që kërkon të jetë deputet – Nga At Gjergj Fishta

Botuar më 1923

“Për shtetin tonë është nevoja të mblidhet sa më parë Kuvendi i Dheut ose Konstituenta, sepse nevojitet një reformë rrënjësore si nga trajta politike edhe nga parimet kulturore, sipas të cilave të ndërtohet përfundimisht shteti shqiptar.

Për të ligjëruar me ndonjë kalangerç “gishti” intrigat e ambiciet e njërës a të tjetrës kastë, të njërit e të tjetrit idiot surrullup e surrat-qerep, s’ia vlen as mundimi të mblidhet Kuvendi i Dheut, e është një krim të shpenzohen paratë e Shtetit – gjaku i popullit të ngratë – për një komedi kaq të dëmshme të poshtër.

Së pari e kryesorja, delegati për Asamblenë Kushtetuese duhet të jetë Shqiptar. Kur them “Shqiptar” kuptoj Shqiptarin tamam Shqiptar, domethënë: Shqiptar me gjuhë e Shqiptar me të lindur – që të ketë lindur brenda kufijve të Shtetit Shqiptar: e jo Shqiptar adoptiv – bir në shpirt i Shqipërisë – Shqiptar me dy pasaporta në xhep: me valixhe ne dorë e me shtëpi në shpinë të kalit – sot këtu, nesër kushedi se ku: si zogjtë, që ndërrojnë vend sipas këmbimit të stinës.

Prej kësaj rregulle të përgjithshme do të përjashtohen të gjithë ata, që me botime të veta të vlershme kanë ndriçuar e begatuar letërsinë shqipe, e me të holla e vepra të tjera patriotike janë orvatur për triumfin e lirisë sonë kombëtare.

Së dyti, delegatët duhet të jenë burra të ndershëm e njerëz bese e burrnije.

Së treti, ndër kandidatët thjesht shqiptarë e burra të ndershëm, duhen zgjedhur më të diturit e kuvendarët më të mirë. Zgjedhësi që zgjedh delegatin, deputetin për hir të një partie politike, ai bën një faj të rëndë ndaj kombit.

Brumi i kombit shqiptar, muhamedan a kristian qoftë, është i shëndoshë, e si ata që mbahen me parti qeveritare, si ata që përkrahin Opozitën, në këtë brumë mund të gjejnë mjaft burra të ndershëm e të zot të punës: këta le të zgjidhen: e këta pastaj, kur të shkojnë në Asamble, në daçin të mbahen me Qeveri e në daçin me Opozitë.

Burrat e ndershëm do ta shohin vetë se nga është e drejta, do të dinë se nga të mbajnë, mjafton që brenda të mos ketë piça e rrugaçë, sallahana e intrigantë të patur e marre.

Sistemi politik e administrativ i sotëm duhet shkulur me gjithë rrënjë, nëse duam që Shqipëria të jetojë e të përparojë.

Revista Hylli i Dritës/dita

Më Shumë

Lushaj: Qytetarët me votën e tyre të vendosin për vete

Kandidati i pavarur për kryetar të Prizrenit, Milazim Lushaj, ka votuar bashkë me bashkëshorten e tij. Ai në prononcim për KosovaPress, falënderoi të gjithë personat...

Robert Berisha: Vajza jonë nuk e di se unë dhe Nora jemi divorcuar

Robert Berisha së fundmi ka folur sërish për divorcin me Nora Istrefin, me të cilën ka edhe një vajzë. Këngëtari tha në emisionin “Goca dhe...

Vidhet kasaforta me para në xhaminë e Rahovecit

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në një xhami në Rahovec. Policia njofton se persona të panjohur kanë depërtuar brenda xhamisë dhe kanë...

Kërkohet ndihmë për shërimin e vajzës nëntë muajshe nga Prizreni

Familja Laçi nga Prizreni kërkon ndihmë për shërimin e vajzës nëntë muajshe. Stina Laçi, vajza 9 muajshe nga Prizreni është diagnostifikuar me sëmundjen e rrallë...

ShSKUK: 68 pacientë po trajtohen për COVID-19

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 10  pacientë Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid-19 Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient Spitali...

Trepça shënon fitore të lehtë në udhëtim te Rahoveci

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Rahoveci me rezultat 75:103, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të xhiros së...

Haskuka voton në ora 11:00

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, do të votojë në shkollën e mesme të lartë teknike “11 Marsi”,...

Në spitalin e Prizrenit po trajtohet vetëm një pacient me Covid-19

59 pacientë nga COVID-19, po trajtohen në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, prej tyre 29 me oksigjeno-terapi dhe 2 në...

A ka vija të kuqe LDK në Prizren, Anton Quni tregon detaje pas rezultatit zgjedhor

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka folur për zgjedhjet lokale të së dielës, dhe rezultatin zgjedhor.   Ani pse...

Manchester City të gatshëm për shitjen e Sterling-ut

Drejtuesit e klubit të Manchester City-t, nuk e kanë ndërmend ta humbasin me kosoto zero futbollistin e tyre, Raheem Sterling. Futbollistit 26-vjeçar i skadon kontrata...

Vërshimet bllokuan rrugët, çifti i ri shkon në dasmë hipur në tenxhere

Një çift indian ka shkuar në vendin ku do të mbahej dasma e tyre përmes një mjeti krejtësisht të pazakontë të udhëtimit – me...

FSK shpall konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë se është shpallur konkursi për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Mehaj...

Hapen qendrat më të mëdha të votimit në Prizren

Në orën 07:00 të mëngjesit janë hapur qendrat më të mëdha të votimit në Podujevë e Prizren. Në Prizren janë 71 qendra votimit ku të...

Kaq vota mori kandidati i AAK-së që thoshte se lexon lektyra në kohë të lirë

Kandidat i AAK-së për Malishevë, Kastriot Berisha gjatë kësaj fushate zgjedhore ishte bërë i njohur me një deklaratë që kishte bërë në një debat...

Zyrtare: Angli-Shqipëri luhet pa praninë e tifozëve

UEFA ndëshkon Anglinë, ndeshja mes Shqipërisë do të luhet pa tifozë. Në finalen e “Euro 2020” kundër Italisë, Anglezët kanë pasur probleme me tifozët të...

Deri në këto çaste: Kaq qytetarë kanë votuar në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e votueseve deri në ora 15:00. Deri tani bëhet me dije se në Komunën e Prizrenit kanë...

Lajmet e Fundit