10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Krushë e Vogël, gjen kallashnikov në shtëpinë e vëllait të vdekur

Një person nga fshati Krushë e Vogël e Prizrenit ka raportuar në polici për një armë të cilën e kishte gjetur duke punuar.

Policia ka sqaruar se dëshmitari ka njoftuar se gjatë punimeve në shtëpinë e vëllait të tij të ndjerë ka gjetur një armë për të cilën ka njoftuar menjëherë policinë.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar një kallashnikovë me 15 fishekë.

Policia në raportin 24 orësh nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij rasti.

Më Shumë

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Lajmet e Fundit