Kryeministri Kurti takoi komunitetin e biznesit në Iowa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Iowa u takua me drejtorë të zhvillimit ekonomik të disa qyteteve si dhe përfaqësues të ndërmarrjeve prodhuese dhe shërbyese, me fokus në industrinë e sigurimeve, bujqësisë, sektorit bankar.

Në këtë takim të organizuar nga Greater Des Moines Partnership, të pranishëm ishin edhe ndërmarrës nga mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke theksuar klimën tërheqëse për investime në Kosovë, kryeministri Kurti veçoi zhvillimin ekonomik dhe përparimin demokratik si arsye pse Kosova ofron mundësi të artë për investime të reja.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe shefin e Misionit në Konsullatën e Iowa, Artan Duraku, u theksua gatishmëria e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ofruar dhe siguruar kushte të favorshme për investimet e huaja./RTK/

 

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Dhjetë lidhje të paautorizuara zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e saj kanë evidentuar gjithsej 10 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit,...

Lajmet e Fundit