Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, në bashkëpunim me HWK Koblenz, ka organizuar për herë të tretë Panairin Tradicional të Grave Zejtare, i cili po mbahet më 28, 29 dhe 30 qershor.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë zëvendëskryeministrja Emilia Redžepi, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, kryetarë të odave nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si dhe deputetë, zëvendësministra, drejtorë komunalë dhe mysafirë të shumtë.

Në këtë panair po marrin pjesë 66 gra zejtare nga mbarë Ballkani, të cilat po prezantojnë punimet dhe produktet e tyre në fusha të ndryshme të zejtarisë, duke promovuar traditën, kreativitetin dhe fuqizimin ekonomik të grave.
“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, partnerët dhe vizitorët për mbështetjen dhe kontributin e tyre në suksesin e këtij organizimi”, thuhet në njoftimin e Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
