Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala: Nuk i kursyem “të fortit”

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala thotë se gjatë vitit të kaluar nuk i kanë kursyer njerëzit “e fortë”.

Ai, tregon se, në vitin 2017, janë ngritur 25 aktakuza ndaj zyrtarëve të institucioneve të ndryshme.

“Në mesin e personave që kemi ngritur aktakuza janë drejtorë të drejtorive komunale, shkollave, inspektorëve etj”, tregon Shala për RTV Besa, transmeton PrizrenPress.

Ai, pjesë të suksesit e ka numëruar edhe aktakuzën e ngritur ndaj 20 zyrtarëve të policisë, të cilët u dënuan nga Gjykata Themelore në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fatmir Limaj mobilizon strukturat e NISMA-s në Malishevë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Malishevë, në kuadër të aktiviteteve politike para zgjedhjeve. Në...

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit