4.6 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Kryeprokurori Sylë Hoxhaj: Profesori i UPZ-së nuk është hetuar nga studentët e tij, policë

Profesori i Universitetit të Prizrenit, B. Zahiti nuk është hetuar nga studentët e tij, të cilët punojnë në sektorin e hetuesisë së krimeve ekonomike të Policisë në Prizren.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj thotë se profesori B. Zahiti është hetuar për disa muaj nga policët, që nuk janë studentë të UPZ-së.

“Profesori në fjalë është hetuar nga policët të cilët nuk janë studentë të UPZ-së. Hetimi i tij është bërë në koordinim me Prokurorinë”, thotë Hoxhaj për “PrizrenPress”.

Profesori i Fakultetit Juridik në UPZ, B.Zahiti, dyshohet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, duke kushtëzuar dhënien e notave me shërbime seksuale.

Avokati Naser Sopjani që mbron profesorin e paraburgosur të Universitetit të Prizrenit, B. Zahitin, ditë më parë rastin e klientit të tij e konsideroi të montuar.

Sipas tij, profesori B.Z. dyshon se rasti i është orkestruar nga studentët e tij.

“Profesori B.Z. ka identifikuar menjëherë aktorët e këtij orkestrimi penal që janë policët hetues të krimeve ekonomike të Prizrenit, që janë studentë të tij të cilët nuk po munden të kalojnë provimet pa mësuar”, pat thënë Sopjani.

Ndërkaq, kryeprokurori Sylë Hoxhaj thotë se deklarimi i avokatit Sopjani nuk është profesional.

“Unë jam habitë kur e kam dëgjuar atë deklaratë të avokatit, sepse policët që kanë hetuar rastin nuk janë studentë të UPZ-së. Njësiti i Hetuesisë së Krimeve Ekonomike të Policisë në Prizren,mund të ketë policë që janë edhe studentë të UPZ-së, por ata nuk kanë qenë pjesë e hetimit të rastit”, thotë Hoxhaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një polic në Vërmicë, dyshohet se me ryshfet e lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Ai dyshohet që për përfitime financiare ia mundësoi...

Një person arratiset përkohësisht nga dhomat e ndalimit në Rahovec

Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së dielës nga Stacioni Policor në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth...

Lajmet e Fundit