5.4 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Kryeqytetit historik i duhen fonde për mbrojtje (Video)

Vendimin e Kuvendit të Kosovës që Prizreni të jetë kryeqytet historik e kanë mirëpritur prizrenasit. Ata thonë se qyteti i tyre e meriton një epitet të tillë, megjithatë u tha se nevojiten fonde për ruajtjen e tij.

Objektit të Lidhjes së Prizrenit, Kalasë e shumë monumenteve të tjera po iu njihet vlera. Prizreni po e pret vetëm nënshkrimin e presidentit Hashim Thaçi që edhe zyrtarisht të shpallet kryeqyteti historik i Kosovës.

Vendimin e morën deputetët duke e votuar në pako me Prishtinën si kryeqytet administrativ.

E për historianin Përparim Kosova vota e ligjvënësve e vërteton rolin historik që bart ky qytet në vete.

‘Shpresojmë që në të ardhmen përsëri Prizrenit do t’i kthehet epiteti i kryeqytetit të Shqipërisë”, tha Kosova.

Sikur ai mendojnë edhe të tjerë.

“Nëse Prizreni nuk e meriton atëherë nuk e meriton asnjë qytet tjetër”.

E kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka po pret që në të ardhmen amandamenti ta kapërcejë karakterin simbolik duke u plotësuar përmbajtësisht me ligje dhe fonde të ndara.

“Unë si deputet por edhe tash si kryetar i Komunës kërkojë që të krijohet një fond i veçantë nga ana e qeverisë për intervenime të drejtpërdrejta në Qendrën Historike të Prizrenit në mënyrë që me e mbrojt atë që ka mbet”, tha Haskuka.

Njohja me ligj e epitetit historik është hapi i dytë i madh i qeverisë aktuale për njohjen e vlerave të Prizrenit.

Por i pari që nënkuptonte bartjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren nuk është realizuar ende. /Insajderi

Më Shumë

Policia heton një rast dhunimi në Rahovec, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur pasditen e së mërkurës në Rahovec. “Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i...

Bashkimi fiton bindshëm ndaj United-it

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 56:83 ndaj United Basketball. Pas një fillimi të balancuar, Bashkimi arriti të marrë kontrollin e lojës dhe të krijojë...

Lajmet e Fundit