8.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Kryesia e Kuvendit diskuton sot për Trustin

Pas dështimit të disa mbledhjeve të kryesisë e seancave të shumta, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot për të caktuar seancën e re.

Në këtë mbledhje do të bëhet Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës e votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Veç tyre, Kuvendi sërish e ka në rend të ditës shqyrtimin e projektligjit për fondet pensionale të Kosovës, me çka po kërkohet lejimi i tërheqjes së një pjese të kursimeve nga Trusti.

Në seancën e re që pritet të caktohet do të bëhet edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 (me vendim të Seancës është caktuar më 23.06.2022)

Më Shumë

Ndahet nga jeta legjenda e Woodstock-ut, Country Joe McDonald

Bota e muzikës humbi një ikonë. Në moshën 84-vjeçare ka ndërruar jetë Joe McDonald, i njohur si Country Joe McDonald, këngëtar, kompozitor dhe simbol...

Llapi fiton ndaj Ballkanit

Skuadra e Llapit, më në fund ka shijuar fitoren në Superligën e Kosovës në futboll. Pas një serie prej tetë ndeshjeve rresht pa fitore, Llapi...

Lajmet e Fundit