17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Kryetari Asllanaj ka takuar drejtorët e shkollave

27Në lokalet e objektit të komunës, kryetari Asllanaj, sot ka takuar të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Suharekës, me të cilët ka biseduar lidhur me grevën e paralajmëruar të SBASHK-ut për ditën e premte.

Kryetari Asllanaj edhe kësaj here ka kërkuar nga drejtorët e shkollave që mos të humbën orët e mësimit dhe mos të pësojnë nxënësit për kërkesat që kanë mësimdhënësit. Do të ishte mirë që të përdorën forma tjera për realizimin e kërkesave e jo me humbje të orëve të mësimit, iu ka thënë atyre kryetari Asllanaj.

Në këtë takim drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit Sherif Berisha, ka njoftuar drejtorët me takimin që kreu i SBASHK-ut Rrahman Jashari e ka mbajtur me kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, z. Isa Mustafa, dhe me disa ministra të Qeverisë, takim ky që u organizua në përpjekje të Kabinetit qeveritar për të kërkuar mirëkuptim dhe kohë për shqetësimet që kanë. Edhe kryeministri edhe zv/kryeministri kanë deklaruar se 3 kërkesat e SBASHK-ut do të realizohen dhe na duhet mirëkuptim dhe kohë për realizimin e kërkesës së katërt e cila është shujta.

Më Shumë

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

Lajmet e Fundit