Kryetari i Dragashit ngushëllon familjarët e pacientes që humbi jetën nga COVID-19

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani ka shpreh ngushëllime për familjarët e pacientes që humbi jetën nga Covid-19.

“E nderuara familje Tërshnjaku,
Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të bashkëvendases tonë e cila humbi jetën në përballje me Covid-19.

Në emër timin, shtabit emergjent lokal, qendrës operative lokale dhe të zyrtarëve komunal i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Tërshnjaku, kolegëve, miqve dhe farefisit në këtë kohë të dhembjes së madhe me rastin e ndarjes nga jeta të pacientes e cilla u prek nga Covid-19.
Ky është lajmi për të cilin jam lutur që kurrë mos ta jap për qytetin e qytetarët tanë. Ky armik i padukshëm po vret njerëz pa dallim kudo në botë edhe tek ne”, thuhet në telegram./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit