6.7 C
Prizren
E diel, 7 Dhjetor, 2025

Kryetari i Malishevës priti në takim pune ministrin Damka

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim pune, Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave.

“Me kënaqësi prita sot në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal,  Fikrim Damka, me të cilin diskutova për mundësitë e bashkëpunimi konkret mes Komunës së Malishevës dhe dikasterit qeveritar që ai drejton”, tha kryetari Kastrati pas takimit.

Ai gjithashtu tha se, “Ne kemi nevojë për investime dhe përkrahje qeveritare dhe për këtë, si kryetar i Malishevës do të jem i hapur e bashkëpunues me të gjithë, gjithnjë në funksion të realizimit të projekteve me interes për qytetarët tanë dhe komunën tonë.
Ministrin Damka e falënderova për vizitën, i shpreha gjithë gatishmërinë tonë komunale për të qenë bashkëpunues dhe sigurisht që ramë dakord që këtë frymë të mirë komunikimi ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha kryetari i Komunës së Malishevës,Ekrem Kastrati.

Më Shumë

Policia shqiptoi 1716 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Çelë Lamaj jep dorëheqje nga të gjitha pozitat publike dhe partiake në PDK-në e Prizrenit

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, ka njoftuar se ka ofruar dorëheqje nga të gjitha funksionet publike dhe partiake që...

Lajmet e Fundit