1.9 C
Prizren
E hënë, 15 Dhjetor, 2025

Kryetari i Malishevës: S’kemi raste të dyshuara për koronavirus, kemi nevojë për pajisje mbrojtëse

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begajt, ka thënë se nuk kanë pasur ndonjë rast të dyshuar për koronavirus në 24 orët e fundit. Deri tani, në këtë komunë janë konfirmuar 32 raste, raporton Express.

Në një prononcim për Express, Begaj ka thënë se gjendja atje është e qetë, por se kanë nevojë për më shumë pajisje mbrotjëse.

“Gjendja është e qetë. Nuk kemi informata për ndonjë rast të ri. Deri tani i kemi 32 raste. Me pajisje mbrojtëse po kemi problem, sepse ato që i kemi na dalin vetëm edhe për dy ditë. Shpresoj që tash pas ndryshimit të vendimit për kufizim të lëvizjes, s’do të ketë tollovi si më herët”, ka thënë Begaj për Express.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 88.

Sipas IKSHP’së, një prej rasteve është me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.

“Sot me 27.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 108 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Në Prizren kanoset një zyrtar policor, e në Suharekë një tjetër sulmohet fizikisht

Dy incidente të ndara ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë raportuar në raportin 24-orësh.   Sipas PK-së, në Prizren, të mërkurën rreth orës 19:00, është...

Gjendet pa shenja jete një person në një lokal në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në një lokal në Prizren. Sipas raportit 24-orësh, ekipi i urgjencës ka dalë menjëherë në...

Lajmet e Fundit