Kryetari i PDK-së në Suharekë: Politikanët e padijshëm më nxitën t’i rikthehem politikës

Kryetari i ri i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, Ramë Vataj, ka treguar arsyet e rikthimit në politikë pas pesë vjetësh.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se marrja e politikanëve të padijshëm me çështje akademike ka qenë arsyeja kryesore pse ka vendosur sërish të merret me jetën politike.

Sipas tij, nuk duhet lejuar që politikanët analfabetë të vendosin për rektorë, profesorë apo për pozita të larta në universitetet publike.

Vataj ka shprehur optimizëm se do ta fuqizojë PDK-në në këtë komunë, me aderime të reja, dhe kthimin e aktivistëve dhe anëtarëve të there në ‘shtëpinë e vjetër’.

Ai ka thënë se PDK-ja në përfundim të procesit të zgjedhjeve të brendshme do të dalë më e fortë dhe më e konsoliduar se të gjitha partitë e tjera.

Vataj ka pohuar se zgjedhjet në nivel kombëtar janë afër.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit