14.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Kryetari i SBASHK-ut: Kontrata kolektive është valide, MASHT-i nuk mund ta shkëpus njëanshëm

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka njoftuar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, ditë më parë se nuk do të vazhdojë me zbatimin e Kontratës Kolektive.

Për shkëputjen e Kontratës Kolektive ka folur për Front Online, kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai ka thënë se kjo kontratë nuk mund të shkëputet vetëm nga njëra palë.

Sipas tij, ky vendim nga MASHT-i është për ta dëmtuar SBASHK-un.

“Ministrja Nagavci duhet ta dijë që kontrata e qartëson që tërheqje të njëanshme nuk mund të bëjë asnjëra palë. Ne konsiderojmë që kontrata vlen ende dhe Nagavci nuk ka të drejtë dhe as MASHT-i të bëjë një shkëputje të tillë. Ministrja po vazhdon me hidhërimin ndaj SBASHK-ut ndoshta për grevën dhe ne kemi kërkuar takim më të dhe kabineti i saj ka arsyetuar se ka shumë angazhime. Për ne kontrata është valide, kjo është një përpjeke e re për ta dëmtuar SBASHK-un, por nuk mund ta arrij”, u shpreh Jasharaj për Front Online.

Kreu i SBASHK-ut ka thënë se pas koordinimeve me ekspertët e drejtësisë, këtë vendim mund ta dërgojnë në gjykatë.

“Jemi në konsulta me ekspertë të drejtësisë dhe juridik dhe cilëndo këshillë që ata kanë ne do të veprojmë dhe nëse ata na këshillojnë ne do ta dërgojmë në gjykatë”, theksoi Jasharaj.

Kontrata Kolektive i siguronte punëtorëve të arsimit mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për mësimdhënës, shpërblimin jubilar, kompensimin e shujtë dhe benefitet tjera.

Më Shumë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Prizren, përkujtohet 27-vjetori i Betejës heroike të Jeshkovës

Në përkujtim të 27-vjetorit të Betejës së Jeshkovës, zyrtarë të ekzekutivit dhe përfaqësues komunalë, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta...

Lajmet e Fundit