2.5 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Kryetari i Suharekës flet për fotografinë me policin e dyshuar për vrasjen në Suharekë

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka komentuar fotografinë që ka me rreshterin e policisë së Kosovës, Sh.S. që dyshohet se kreu vrasjen e një të riu në një kazino në këtë qytet të dielën.

Ai ka thënë se nuk refuzon qytetarët që duan fotografi me të dhe se s’ka kurrfarë lidhje me rreshterin.

I dyshuari për vrasje në Suharekë ka të kaluar kriminale, nën hetime për dy vepra.

“Kam qenë zëvendëskomandant i Brigadës 123. Prej ditës së parë kam qenë në luftë. I kam pas 1800 ushtarë. Shumë shokë para luftës, gjatë luftës. Pas luftës kam qenë nënkryetar, drejtor komunal, gjeneral, deputet dy mandate dhe shkoj nëpër ahengje e dasma e askund s’mundem të refuzoj askënd që kërkon të fotografohem me të. S’ka të keqe asgjë, janë qytetarë të vendit. Për atë punë vendos hetuesia dhe prokuroria por nuk mund të vendosë një kryetar i një komune”, ka thënë ai për KTV’në.

Më Shumë

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

Më 15 dhjetor 1942 ndërroi jetë mjeshtri i hollë i gjuhës shqipe Faik Konica. I lindur më 15 mars 1876 në Konicë, Konica ishte magjistër...

Kryeqytetasit fitojnë ndaj kuqezinjve në Prizren

Sigal Prishtina fitoi duelin ndaj Vëllaznimit 74:68 (25:12, 17:22, 15:13, 17:21), përballje që u zhvillua në Prizren, raporton PrizrenPress. Bardhekaltrit e nisën ndeshjen shumë mirë,...

Lajmet e Fundit