Kryetari i Suharekës kalon vikendin duke u kujdesur për oborrin e shtëpisë së tij luksoze

Bali Muharremaj është një kryetarët më aktiv.

Ai nuk njeh kohë, ditë e as stinë, përherë është afër qytetarit dhe duke vëzhguar në terren bashkë me ekipën e tij.

Derisa vikendin shumë nga krerët e politikanët tonë e kalojnë jashtë vendit, në dreka, e duke shëtitur, ai këtë të dielë po e kalon me familjen e tij, shkruan Indeksonline.

Vet Muharremaj ka postuar disa imazhe në llogarinë Facebook, ku shihet bashkë me dy djemtë e tij duke u kujdesur për ambientin rreth shtëpisë.

Derisa në sy bie edhe shtëpia e tij luksoze, e cila sipas asaj që ka deklaruar Muharremaj në Agjencinë Antikorrupsion, ka vlerën e 200.000 eurove.

Ndërsa, ai poseson edhe dy banesa të tjera, të dyja në vlerë ka 50.000 euro./Indeksonline/

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Lajmet e Fundit