Fshati Korishë i Prizrenit shembull i organizimit e pastërtisë, tërheq vizitorë por pret investime

Rrallëherë në Kosovë mund të gjendet një shtrat i lumit pa mbeturina, sikurse ky i fshatit Korishë. Banorët e këtij fshati të Prizrenit, kujdesin për ambientin e kanë në rend të parë dhe këtë kanë arritur ta bëjnë duke u vetorganizuar.

Edhe përkundër faktit se fshati përmendet të ketë pasur një histori të dhimbshme shkaku i luftës së fundit, ai filloi të bëhej një prej destinacioneve më të preferuara për qytetarë të vendeve të tjera, shkaku i bukurive të shumta që ka.

Madje, ky fshat shihet edhe si model për vendet e tjera, për shkak të organizimit të banorëve dhe të kryesisë së fshatit.

Pastrimi i rrugëve, rregullimi i lapidarëve, mirëmbajtja e varrezave, hapja e varreve të reja, mirëmbajtja e objekteve dhe të gjitha nevojat tjera që paraqiten në fshat, realizohen përmes organizimit efikas dhe shumëvjeçar të Kryesisë së fshatit.

Korisha ka rreth 900 shtëpi, me rreth 6,000 banorë, shumë prej të cilëve gjenden në mërgim, nga ku japin kontribut të jashtëzakonshëm që fshati të ketë ambient të pastër.

Më Shumë

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Lajmet e Fundit