Kryetari i Suharekës po qëndron në QKMF me të lënduarit nga aksidenti në Carralevë

Së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e aksidentit që ndodhi sot në rrugën Carralevë-Duhël, ku janë përfshirë një autobus dhe një kamion.

Të lënduarit janë dërguar në QKMF-në e Suharekës dhe bashkë me ta është edhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai falënderoi urgjencën e Suharekës, zjarrfikësit dhe policinë për angazhimin profesional, njofton Klankosova.tv.

“Udhëtarëve nga Komuna e Kaçanikut shërim sa më të shpejtë, nga ky rast i aksidentit”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit